BQE: Nuk do ndryshojë norma bazë e interesit
Frankfurt, 10 nëntor - BQE-ja ka vendosur të mos e ndryshojë normën bazë të interesit për monedhën europiane, duke e lënë në pikën më të ulët 0,75%.
Gjatë një konference shtypi pas takimit mbi politikën monetare, kreu i Bankës Qendore Europiane Mario Dragi vuri në dukje, se sipas stastikave paraprake nga Eurostati, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), tregues i BQE-së për inflacionin dhe stabilitetin e çmimeve, ka arritur 2.5%.
Duke konsideruar çmimin e ardhshëm të naftës së papërpunuar, norma e inflacionit pritet të jetë e lartë, megjithëse vitin tjetër do të qëndrojë pranë nivelit të 2%.
Ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të këtij viti ka pësuar rënie 0.2% krahasur me tremujorin e mëparshëm, sipas Eurostatit, çka shënon një të ardhme të afërt jo shumë optimiste për ekonominë e Eurozonës.