BQE nis mbikëqyrjen e bankave të Eurozonës në 2014-n
Bruksel, 21 mars - Përfaqësuesit e 19 vendeve anëtare të BE-së dhe të institucioneve ligjvënëse të saj arritën të martën në Bruksel konsensus lidhur me rregullat për mbikëqyrjen nga Banka Qendrore Europiane (BQE) të bankave të Eurozonës.
Sipas këtyre rregullave, duke filluar nga mesi i vitit 2014, mbi 6000 banka të Eurozonës do të mbikëqyren në mënyrë të gjithanshme nga BQE-ja.
Komisionari i BE-së për Tregun e Brendshëm dhe Shërbimet Mishel Barnie tha se kjo masë do të ndihmojë në rikthimin e besimit në Eurozonë dhe do të sigurojë qëndrueshmërinë dhe unitetin e sektorit bankar.