BQE mund të shqyrtojë blerjen e aseteve
Frankfurt, 25 prill - Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi u shpreh të enjten se kjo bankë mund të shqyrtojë mundësinë e blerjes së aseteve në qoftë se deflacioni bëhet një problem më i madh.
Draghi tha se këshilli drejtues i BQE-së është i angazhuar për të përdorur mjete të zakonshme dhe të jashtëzakonshme për të përballuar problemin e inflacionit të ulët.
Norma vjetore e inflacionit në Eurozonë ishte 0.5 për qind në mars, shumë më poshtë se objektivi i BQE-së prej pak më poshtë se niveli 2 për qind.