BQE, mund të rritë normën e interesit në prill
Bruksel, 5 mars - Rreziku i inflacionit mund ta detyrojë në muajin prill Bankën Qendrore Evropiane, të rritë normën e interesit, që aktualisht është në nivelin më të ulët historik, vetëm 1 për qind.
Të enjten, më 3 mars, banka, vendosi ta mbajë të pa ndryshuar normën e interesit të 17 vendeve të eurozonës.
Megjithatë, guvernatori i bankës, Jean Cladue Trichet, deklaroi se nga presioni gjithnjë e më i madh nga inflacioni, në prill, ka mundësi që banka të rritë normën e interesit.
Por ai u shpreh se niveli i rritjes, nuk do të jetë më i lartë se 0.25 për qind. Z. Trichet, paralajmëroi se reagimit i bankës, nuk do të thotë "fillimin e rritjes në seri të normës së interesit".
Që nga maj i vitit 2009, norma e interesit të Bankës Qendrore Evropiane, është mbajtur në nivelin 1 për qind.