16 Nëntor 2024

BQE: Mbrojtje për bankat e Ballkanit

Prishtinë, 19 korrik - Banka Qëndrore Europiane ka gati një plan për të mos lejuar përhapjen e panikut grek në sistemet financare të vendeve fqinje në Ballkan.

Lajmin e ka bërë publik, prestigjozja Financial Times. Sipas saj, autoriteti monetar i Eurozonës ka miratuar dy linja sekrete kredish për Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe paralelisht është duke mbajtur nën mbikqyrje të vazhdueshme situatën në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, përmes kontakteve të përditshme me bankat qëndrore të këtyre vendeve.

Gazeta britanike thotë se plani synon të garantojë qëndrueshmërinë e sistemeve financiare në vendet e ballkanit si dhe të bind Bankat Qëndrore të këtyre vendeve që të mos ndërmarrin masa paniku ndaj bankave lokale greke.

Më konkretisht, Banka Qëndrore Europiane kërkon të shmangë që Bankat Qëndrore të Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë të targetojnë asetet e bankave greke që janë në vendet e tyre, nga kufizimet e kapitalit e deri te shtetëzimet potenciale.

Sipas gazetës, nëse kjo do të ndodh atëherë bankat mëma që janë në Greqi do të merrnin një goditje tjetër të fortë, ccka do e përkeqësonte edhe më shumë situatën e vështirë në sistemin financiar grek.

Duke cituar një zyrtar të lartë, Financial Times thotë se Banka Qëndrore Europiane ka vendosur linja dypalëshe kredish për Rumaninë dhe Bullgarinë. Kjo sipas gazetës për të siguruar autoritetet rumune dhe ato bullgare se edhe nëse kriza do të përshkallëzohej, bankat me kapital grek, që janë në vendet e tyre do të mbështeten me fonde të pakufizuara nga Banka qëndrore europiane.
 
Burime nga Banka e Shqipërisë konfirmuan për Top Channel se janë në kontakt të përditshëm me Bankën Qëndrore Europiane. Sipas tyre, bashkëpunimi me këtë Bankë, është një garanci shtesë për sistemin financiar vendas, i cili është i shëndosh dhe me tepricë likuiditeti.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)