15 Nëntor 2024

BQE mban të pandryshuara normat bazë të interesit për Eurozonën

Frankfurt,  22 prill - Banka Qendrore Europiane ka vendosur të mbajë të pandryshuara normat bazë të interesit për Eurozonën, pas takimit të Këshillit Drejtues të enjten.

BQE-ja ka bërë të ditur edhe hollësitë e programit të blerjeve të sektorit korporativ, duke thënë se blerjet do të fillojnë në qershorin e sivjetshëm dhe do të bëhen nga gjashtë banka qendrore kombëtare nën bashkërendimin e BQE-së.

Presidenti i BQE-së Mario Draghi ka paralajmëruar se shifrat e inflacionit mund të jenë negative sërish në muajt e ardhshëm, para rritjes në gjysmën e dytë të vitit.

Draghi ka konfirmuar nevojën e kthimit pa vonesë të normave të inflacionit në objektivin e përcaktuar.

Në mars, Banka Qendrore Evropiane vendosi të zbatojë masa të tjera stimuluese monetare, duke përfshirë uljen e tre normave bazë të interesit dhe duke shtuar blerjen e saj mujore të aseteve me 20 miliardë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)