18 Nëntor 2024

BQE mban të pandryshuar normën e interesit të rifinancimit

Frankfurt, 4 korrik - Banka Qendrore Europiane shpalli të enjten, pas mbledhjes së vet për politikat monetare, se do të ruajë të pandryshuar në 0.15 % normën e interesit të rifinancimit.

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi shpalli në një konferencë për shtyp se kjo bankë ka filluar përgatitjet për blerjen e obligacioneve të mbështetura te asetet dhe brenda kësaj kornize, Banka Qendrore Europiane mund të blejë asete të siguruara të sektorit privat.

\"Shpresojmë që blerja e obligacioneve të tilla mund të shtojë mbështetjen për ekonominë reale, posaçërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme,\" deklaroi kreu i Bankës Qendrore Europiane.

Draghi u shpreh gjithashtu se Banka Qendrore Europiane do ta mbajë të ulët normën e interesit për një periudhë afatgjatë. \"Nëse do të lindë nevoja për përballimin e inflacionit të ulët për një kohë të gjatë, Banka Qendrore Europiane do të marrë masa të jashtëzakonshme brenda mundësive të veta,\" theksoi Draghi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)