20 Nëntor 2024

BQE mban të pandryshuar normën e interesit

Frankfurt, 7 qershor - Banka Qendrore Evropiane (BQE) e mbajti të pandryshuar normën e interesit, në përpjekje për të gjetur rrugë të reja për fuqizimin e ekonomisë së eurozonës në krizë.

Një muaj më parë, Banka e uli me 0,5 për qind interesin dhe e mbajti të pandryshuar atë në takimin e sotëm në Frankfurt.

Eurozona ka 18 muaj që është prekur nga kriza dhe niveli i papunësisë në vendet e saj ka arritur në 12,2 për qind.

Analistët parashikojnë që ekonomia e eurozonës të fillojë të rritet në gjysmën e dytë të vitit, ndërkohë që zyrtarët po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për shtimin e vendeve të punës.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi tha se zyrtarët janë duke biseduar me institucione të tjera të BE-së, lidhur me dhënien huave të reja bizneseve të vogla, si mënyrë për t’i nxitur ato të hapin vende pune.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)