15 Nëntor 2024

BQE mban të pandryshuar normën bazë të interesit prej 0.5 për qind

Frankfurt, 22 janar - Banka Qendrore Europiane (BQE) deklaroi të enjten se do të vazhdojë politikën e tanishme monetare, duke mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit prej 0.5 për qind.

Presidenti i BQE-së Mario Draghi tha në një konferencë shtypi se norma e inflacionit në Eurozonë mbetet ende më poshtë se objektivi prej 2%. Në takimin e marsit, BQE-ja do të rishqyrtojë nëse do të bëjë ndryshime në politikën e tanishme monetare.

Për performancën e dobët të ekonomisë së Eurozonës, Draghi fajësoi rritjen e ngadaltë të ekonomive të reja, luhatjet e tregjeve financiare, dështimin e reformave strukturore etj.

Sipas statistikave, me rënien drastike të çmimit të naftës në tregjet botërore, norma e inflacionit në dhjetorin e kaluar mbeti 0.2%, në një kohë që objektivi i BQE-së është rreth 2%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)