BQE kritikon agjencitë amerikane të "rating-ut"
Bruksel, 5 korrik - Funksionarë drejtues të Bankës Qendrore Evropiane kanë kritikuar agjencitë amerikane të vlerësimit financiar ("rating") për qëndrimin e tyre në krizën ndaj Greqisë.
Ewald Nowotny, anëtari austriak i Këshillit të BQE-së tha, se atij i ka rënë në sy që debati për borxhet shtetërore zhvillohet me më shumë rreptësi për shtetet e eurozonës sesa për shtetet në Amerikën jugore. Për këtë duhet reflektuar, ka thënë Nowotny.
Agjencitë "rating" në negociatat aktuale luajnë një rol të rëndësishëm në vlerësimin e përfshirjes së kreditdhënësve privatë në një paketë të re ndihme për Greqinë.