20 Nëntor 2024

BQE kërkon vazhdimin e reformave ekonomike në Greqi

Bruksel, 26 gusht - Banka qendrore evropiane të dielën i ka kërkuar Greqisë që edhe gjatë vitit 2014 ti vazhdojë reformat ekonomike.

Jorgo Asmusen, anëtar i Këshillit ekzekutiv të Bankës qendrore evropiane ka kërkuar nga Greqia që të vazhdojë edhe më tej reformat ekonomike edhe gjatë vitit 2014.

Ai paralajmëroi se kthimi i Greqisë në tregjet e bonove për ekonominë e vendit do të jetë një veprim sfidues.

Asmusen pritet të vizitojë Athinën, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të Greqisë, për të vlerësuar situatën ekonomike të vendit.

Megjithatë vizita e Asmusen në Athinë ka ndikuar në dhënien e lajmit për një dhënie të një kredie të re financiare për Greqinë.

Ky është viti i gjashtë që Greqia është duke u përballur me masa të ashpra të kursimit.

Ky vend nga viti 2010 deri më tani ka shfrytëzuar ndihma financiare nga BQE, BE dhe FNN, ku kjo ndihmë kap shifrën në 240 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)