15 Janar 2025

BQE kërkon të ristrukturohet sistemi bankar

Frankfurt, 7 nëntor - Banka Qendrore Europiane (BQE) bëri thirrje për marrjen e masave konkrete për ristrukturimin e sistemit bankar, për të garantuar stabilitet ekonomik.

Thirrja u bë nga zv/drejtori i BQE-së, Viktor Konstansio, në konferencën për shtyp pas takimit të ministrave të Financave dhe guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të G20-së.

Sipas tij, në komunikatën e përbashkët të publikuar pas mbledhjes vihet theksi te veprimet e palës europiane në uljen e presionit global nga kriza e borxheve.

Ndërsa zv/presidenti i Komisionit Europian dhe njëkohësisht komisioneri për çështjet ekonomike e monetare, Oli Rein tha se ekonomia europiane është ende e brishtë. Ai kërkoi nga vendet përkatëse të bëjnë çmos për të ruajtur monedhën e përbashkët, Euron.

Pritet që ekonomia europiane të rimëkëmbet ngadalë dhe të shënohet progres në rritjen ekonomike në vitin 2014. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)