BQE kërcënon me ndalimin e blerjes së bonove të thesarit
Bruksel, 6 nëntor - Banka Qendrore Evropiane (BQE) po e rrit presionin ndaj Italisë, anëtare e eurozonës, e zhytur në borxhe.
Anëtari i këshillit të EQB-së, Yves Mersch i tha gazetës torinieze \"La Stampa\", se Banka Qendrore do ta ndalojë blerjen e bonove italiane të thesarit, në rast se Roma nuk zbaton reformat siç ka premtuar.
BQE-ja gjatë tre muajve të fundit ka blerë bono evropiane të thesarit në vlerën e 100 miliardë eurove, një pjesë e madhe e tyre janë letra me vlerë nga Italia.
Përmes blerjes EQB-ja ka ulur normën e interesit të bonove të thesarit. Në samitin e G-20 në Kanë kryeministri italian Silvio Berlusconi pranoi të premten (04.11), që reformat e shpallura të kontrollohen nga BE-ja dhe FMN-ja.