BQE jep 489 miliardë euro për bankat e Eurozonës
Frankfurt, 22 dhjetor - Banka Qendrore Evropiane (BQE) u akordoi sot 489,191 miliardë euro 523 bankave të zonës euro gjatë një operacioni të paprecedentë huaje me maturim tre vjeçar, njoftoi ajo në faqen e saj të internetit.
Kjo shumë është më e madhe nga 442,24 miliardë eurot që BQE ka akorduar gjatë operacionit të parrë përpara një viti në qershor 2009, dhe që përbënte një rekord.