BQE-ja do të vijojë zbatimin e politikës së lirë monetare
Frankfurt, 26 tetor - Banka Qendrore Europiane (BQE) vendosi vijimin e zbatimit të politikës së lirë monetare për të siguruar që niveli mesatar i inflacionit në Eurozonë të arrijë objektivin e synuar nën 2 për qind.
Po atë ditë, BQE-ja vendosi të mbajë të pandryshuar tre normat bazë të interesit të Eurozonës.
Një nga normat e interesit kryesor do të jetë 0. Në të njëjtën kohë, interesi nuk do të ndryshohet para verës së vitit 2019.
Banka ritheksoi se deri në fund të këtij viti, do të përfundojë me kusht plani i blerjes së obligacioneve në vlerën e 15 miliardë eurove.
Në një konferencë shtypi, presidenti i BQE-së Mario Draghi u shpreh se megjithëse të dhënat e fundit të ekonomisë së Eurozonës janë më të ulëta se parashikimi, prirja e zgjerimit ekonomik nuk ka ndryshuar në Eurozonë.
Ai shtoi se për shkak të shtimit të proteksionizmit dhe dobësimit të tregjeve në zhvillim dhe trazirave në tregut financiar në Eurozonë, pasiguritë e jashtme shkaktuar nga lëkundjet e tregut monetar janë shtuar.
Megjithatë, Draghi ritheksoi se në zonën e euros pasiguria e jashtme e shkaktuar nga rritja e proteksionizmit, tregjet e brishta në zhvillim dhe trazirat e tregut financiar janë të dukshme.
Ai shtoi se BQE-ja do të vijojë politikën e lirë monetare, duke shtuar se nuk janë diskutuar ende hollësirat e planit të riinvestimit të aseteve. Hapi i ardhëm do të hidhet sipas raportit të parashikimit për gjendjen makroekonomike që do të publikohet në dhjetor nga BQE-ja.