16 Nëntor 2024

BQE i jep këstin e ri për Greqinë

Frankfurt, 23 korrik - Bankat greke morën një tjetër sasi keshi sot nga banka Qendrore Evropiane, në prag të një votimi të rëndësishëm në Parlament mbi rregullat për trajtimin e bankave të falimentuara dhe përshpejtimin e procesit ligjor të ndihmave.

Këto janë dy kushte të vendosura nga Eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të hapur negociatat me Greqinë.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras u takua sot me bankierët e vendit ndërkohë që ligjvënësit po debatojnë mbi një paketë të dytë reformash juridike dhe bankare, të domosdoshme për të siguruar ndihma financiare nga Evropa.

Bankat greke u rihapën të hënën për herë të parë pas tre javësh, por kontrollet mbi kapitalet mbeten në fuqi.

Gjatë takimit me bankierët në zyrën e tij në Athinë, z Tsipras theksoi nevojën për një sistem bankar të qëndrueshëm.

Duke folur me gazetarët pas takimit me kryeministrin, kryetari i Shoqatës së Bankave të Greqisë, Louka Katseli, tha se kthimi në normalitetin bankar është në interesin e të gjithëve.

Votimi i sotëm shihet si më pak i debatueshëm sesa paketa e javës së kaluar, e cila përfshinte shkurtimin e shpenzimeve dhe reformat e pensioneve, por arriti të miratohet megjithë rebelimin brenda partisë Syriza të kryeministrit Tsipras.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)