BQE: Eurozona nën presionin e madh të inflacionit
Bruksel, 12 mars - Me ngritjen e çmimit të energjisë dhe të ushqimeve, në eurozonë do të ketë më shumë presion të inflacionit.
Në raportin mujor të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) thuhet se në shkurt inflacionit u rrit nga 2.3% që ishte në janar në 2.4%, duke kaluar kufirin maksimal të BE-së për stabilizimin e çmimeve. Këshilli i BEQ-së, sipas raportit, do të ndërmarrë masa "të vendosura dhe me kohë" për të kontrolluar ngritjen e mëtejshme të çmimeve.
Guvernatori i BEQ-së Jian-Claude Trichet, thotë se nën presionin gjithnjë e më të madh të inflacionit, banka e tij ka mundësi të rritë edhe normën të interesit në prill.