BQE do të shpallë një politikë më të lirë monetare
Washington, 10 tetor - Kreu i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi tha se do të ndërmarrë një politikë më të lirë monetare për të përballuar rrezikun e inflacionit tepër të ulët, por, në të njëjtën kohë, paralajmëroi se vetëm politika monetare nuk mund të sigurojë rimëkëmbjen e vazhdueshme të ekonomisë së Eurozonës.
Në fjalimin e tij të mbajtur në Washington, Draghi vuri në dukje se në qoftë se nuk mund të shtohet rritja potenciale e ekonomisë së Eurozonës nëpërmjet reformave, ajo nuk mund të dalë nga kriza.
Të dhënat statistikore të Bankës Qendrore Europiane tregojnë se në shtator përqindja e inflacionit në Eurozonë ishte 0.3 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët gjatë pesë vjetëve