15 Janar 2025

BQE do të prodhojë kartëmonedha të reja të euros në 2013

Frankfurt, 8 nëntor - Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të prodhojë kartëmonedha të reja të euros. Nga viti 2013 kartëmonedhat aktuale të euros do të zëvendësohen me të reja. BQE do t\'i bëjë më të sigurta bankënotat e veta.

Enti federal i Kriminalistikës ka numëruar bankënotat e falsifikuara, të cilat ose janë konfiskuar nga policia gjatë vitit 2011, ose kane qenë në qarkullim.

Fjala është për ato kartëmonedha, me të cilat qytetarët kanë paguar faturat e tyre nëpër dyqane, apo hotele. Vlera e këtyre kartëmonedhave arrin në rreth 6,5 milionë euro.

Krahasuar me sasinë e përgjithshme të parasë kjo shumë është minimale. Madje edhe Helmut Schäfer nga Enti i Kriminalistikës për landin e Bavarisë në Mynih ka të njëjtin mendim. Në intervistë për DW ai tha: \"Dëmi për ekonominë është minimal.\"

Schäfer është zëvendësdrejtor i sektorit të Entit të Kriminalistikës për \"paratë e falsifikuara\".

Nëse BQE nga viti 2013 do të hedhë në qarkullim kartëmonedhat e reja, këtë nuk do ta bëjë për të luftuar inflacionin, sepse për shkak të falsifikimeve do të kishte shumë para në qarkullim.

Banka emetuese më shumë synon me serinë e re, që \"t\'ua vështirësojë punën falsifikuesve\", thotë Schäfer.  Falsifikuesit e parave kanë gjithmonë nevojë për një farë kohe derisa t\'i njohin mirë dhe të jenë në gjendje t\'i imitojnë bankënotat.

Vetëm pas një kohe të caktuar hidhen në qarkullim para të falsifikuara, të cilat normalisht dallohen lehtë. Kur falsifikuesit janë të ushtruar dhe kryejnë sërish \"punë të pastër\", atehërë nga këndvështrimi i një banke emetuese nis një cikël i ri bankënotash: Kartëmonedhat ekzistuese ripunohen dhe ndryshohen.

Përveç kësaj kartëmonedhat aktuale të euros janë tashmë qysh prej dhjetë vjetësh në qarkullim, shumë prej tyre janë vjetëruar dhe dëmtuar, ndaj gjithësesi ato duhet të këmbëhen me te reja.

Gjatë emetimit të kartëmonedhave të reja banka emetuese shfrytëzon edhe rastin për t\'i ripunuar shenjat e sigurisë të kartëmonedhave të veta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)