BQE do të mbajë të pandryshuara normat bazë të interesit
Kreu i BQE-së Mario Draghi tha se këto norma do të ruajnë nivelet aktuale të paktën deri në marsin e vitit 2017.
Draghi nënvizoi se masat stimuluese të BQE-së kanë nxitur rritjen ekonomike në Eurozonë, e cila kaloi parashikimet në tremujorin e parë të vitit.
Po atë ditë, BQE-ja njoftoi se trendi i rritjes së ekonomisë në Eurozonë është pozitiv, duke ndryshuar parashikimin për këtë rritje në 1.6% nga 1.4% që u parashikua në mars.