16 Maj 2024

BQE do të blejë më shumë borxhe të Eurozonës

Bruksel, 21 dhjetor - Banka Qendrore Europiane është duke vepruar për blerjen e obligacioneve qeveritare nga vendet me më shumë probleme nw Eurozonë.

Të hënën banka deklaroi se me qëllim mbajtjen nën kontroll të përhapjes së krizës europiane të borxheve dhe uljes së kostos së financimit të vendeve të Eurozonës me borxhe në tregun e kapitaleve, javën e kaluar ajo bleu 3.36 miliardë euro borxhe shtetërore të vendeve më të ngarkuara.
 
Nga maji i vitit 2010 deri tani kjo bankë ka blerë mbi 211 miliardë euro borxhe nga vendet europiane.
 
Po të hënën, gjatë një dëgjese në Komisionin Ekonomik të Parlamentit Europian, guvernatori i Bankës Qendrore Europiane (BQE) Mario Dragi, u bëri thirrje vendeve të Eurozonës të fillojë sa më parë "mekanizmin europian të stabilitetit financiar", sipas marrëveshjes së arritur më herët.

Sipas Dragi, mekanizmi do të parandalojë përkeqësimin e vlerësimit të kredive sovrane.
 
Më 9 dhjetor liderët e BE-së ranë dakord ta nisin "mekanizmin europian të stabilitetit financiar" një vit me herët se parashikimi, korriku i vitit 2013. Kapaciteti maksimal i kredisë së këtij mekanizmi do të jetë 500 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)