17 Nëntor 2024

BQE do të blejë bono me vlerë nën 1 trilion euro

Frankfurt, 7 nëntor - Banka Qendrore Europiane (BQE) njoftoi të enjten se do të ruajë të pandryshuar normën bazë të interesit të eurozonës dhe do të nisë shumë shpejt planin e blerjes së letrave me vlerë të mbështetura nga asete (Asseted-Backed Security/ ABS).

Në një konferencë shtypi të enjten, guvernatori Mario Draghi tha se plani i blerjes së letrave me vlerë do të vazhdojë për të paktën dy vjet dhe sasia e pasurive të BQE-së do të shtohet vazhdimisht në periudhën e ardhshme deri sa të arrijë nivelin e fillimit të vitit 2012. Por shuma e blerjes së letrave me vlerë nuk do të kalojë 1 trilion euro.

Nga të dhënat del se në fillim të vitit 2012, BQE-ja mbajti bono me vlerë prej afro 3 trilionë eurosh, kurse tani 2.1 trilionë euro.

Qysh nga qershori i këtij viti, BQE-ja ka marrë shumë masa të lehtësimit për nxitjen e inflacionit dhe ekonomisë. Tani norma bazë e interesit në eurozonë ndodhet në nivelin më të ulët historik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)