17 Nëntor 2024

BQE: Dalja e Greqisë nga eurozona, tepër e rrezikshme

Frankfurt, 19 janar - Dalja e Greqisë nga eurozona do të ishte një lëvizje jashtëzakonisht e rrezikshme për vetë vendin dhe do të përbënte një rrezik madhor për pjesën tjetër të Evropës, ka deklaruar anëtari i bordit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Ewald Nowotny.

\"Do të ishte një lëvizje veçanërisht e rrezikshme për grekët dhe do të ishte një lëvizje e rrezikshme për tërësinë e Evropës, sepse e dimë që nuk është vetëm çështje e daljes nga eurozona, por është fjala për largimin nga Bashkimi Evropian dhe nuk besoj se duhen dërguar mesazhe të tilla\", deklaroi Nowotny për televizionin publik austriak (ORF) lidhur me një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona.

Nowotny, guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë, deklaroi të hënën se dalja e Greqisë nga eurozona, pra një \"Grexit\" nga zona e euros, do të ishte katastrofë për vet këtë shtet dhe një problem kolosal për vendet e tjera të zonës euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)