02 Maj 2024

BQE blen obligacione shtetërore për 22 miliardë euro

Bruksel, 16 gusht - Në luftë kundër krizës së euros, Banka Qendrore Evropiane ka blerë javën e fundit në stil të gjerë obligacione shtetërore të shteteve të dobta financiarisht, me vlerë të përgjithshme prej 22 miliardë euro.

Banka nuk bëri të ditur nga cilat shtete të zonës së euros ka blerë letra me vlerë. Vëzhguesit mendojnë se ato kanë qenë kryesisht obligacione të shteteve të futura thellë në borxhe si Spanja dhe Italia.

Faktikisht Banka Qendrore Evropiane ndihmon me blerjen e obligacioneve shtetërore vendet e euros që kanë rënë në vështirësi financiare, që të mbeten financiarisht likuide.

Banka qendrore ka blerë gjithsej obligacione shtetërore në vlerë prej 96 miliardë eurosh, kryesisht nga Greqia, Portugalia dhe Irlanda. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)