16 Nëntor 2024

BPV për kokë banori, për vitin 2014, ishte 3 084 euro

Prishtinë, 10 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një Konferencë për Media ka publikuar sot të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për vitin 2014, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, bazuar në ESA2010.

Në fjalën e tij hyrëse, Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, paraqiti Treguesit kryesorë të BPV-së për vitin 2014 dhe një krahasueshmëri me vendet e Rajonit.

Drejtori i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, Ilir T. Berisha theksoi se BPV me çmime aktuale në vitin 2014 ishte 5,567.5 milionë euro. Rritja reale në vitin 2014, në krahasim me vitin 2013, ishte 1.2%. Kurse, BPV për kokë banori, për vitin 2014, ishte 3 084 euro.
 
Por, sipas publikimit, Kosova për vitin 2014 ka rritjen më të ultë të BPV-së krahasuar me shtetet e rajonit prej 1.2%, Shqipëria 1.9%, Maqedonia 3.8%, Mali i Zi 1.5%, ndërsa Serbia më ulët për -1.8%.

Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i ASK-së, ka thënë se rritja e BPV-së është e ngjashme me vendet e rajonit.

“Nuk mund të thuhet se bruto prodhimi vendor është më i ulët se viti 2013, por është krahasim me vitin paraprak, pra me 1.2% më i lartë. Disa aktivitete që kanë pasur rënie kanë ndikuar që rritja reale e BPV-së të jetë më e ulët se ato vende”, ka thënë Krasniqi.

Drejtor i Departamentit të statistikave ekonomik dhe llogarive kombëtare në ASK, Ilir Berisha, ka treguar se rritje reale për vitin 204 kishte te tregtia me shumicë dhe pakicë prej 8.2%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit 4.4%’; te industria nxjerrëse prej 4%, edukimi 3.2%; furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim 1.2; bujqësia 0.8% dhe aktivitetet tjera shërbyese prej 1%.

Ndërsa, sipas tij, industria përpunuese ka pasur një rënie krahasuar me vitin 2013 sa ishte prej 11% në 10.3%, ndërtimtaria ishte 6.6% ndërsa ka rënë në 6.0% dhe transporti dhe magazinimi sa ishte prej 4.4% ka rënë në 3.5%.

Sa i përket shpenzimeve për vitin 2014, sipas tij, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake ishin 4.9%; eksporti neto i mallrave prej 3.9%.

Isa Krasniqi, ka theksuar se statistikat e ofruara nga ASK-ja janw reale dhe se ky institucion nuk wshtw i ndikuar nga qarqet politike.

Raporti tregon se rritje reale për vitin 2014 kishte në këto aktivitete ekonomike: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave 8.2%;  Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 4.4%; Industria nxjerrëse 4%; Edukimi 3.2%; Furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe klimatizim 1.2%; Bujqësia,  gjuetia, pylltaria dhe peshkimi 0.8% dhe Aktivitetet  e tjera shërbyese, të gjitha së bashku me një ndikim prej 1%.

Rritje reale sipas komponentëve kryesorë në qasjen e shpenzimeve, për vitin 2014, kishte në: Shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake 4.9%; Eksportin neto të mallrave dhe shërbimeve 3.9%; Eksportin e mallrave dhe shërbimeve 16.7% dhe Importin e mallrave dhe shërbimeve 8.4%.

Më pas, në Konferencë folën edhe mysafirët, ku Drejtori i Përgjithshëm i Statistikave Suedeze tha se “Statistikat janë të besueshme, politikanët duhet të besojnë në to. Ne jemi në shërbim të publikut të gjerë, dhe ato duhet të jenë të besueshme dhe të prodhuara me integritet, e duhet t’i përmbushin kërkesat e politikanëve, kur u duhen për përdorim”.

E përfaqësuesi i Eurostat-it, Marius Andersen tha se “do të vazhdojmë me përkrahje për ASK-në. E në këtë kontekst, cilësia e GDP-së vjetore është kërkesë e legjislacionit evropian”. Po ashtu, ai tha se “kjo kërkesë është edhe te MSA-ja, ku kërkohen vlerësimet e GDP-së për kokë banori në nivel rajonal”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)