BPV për kokë banori është rritur në 2,721 euro
Prishtinë, 19 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Bruto Produktin Vendor (BPV) për vitet 2004-2012, me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
BPV-ja në Kosovë është rritur nga vlera 4 miliardë e 772.8 milionë euro në vitin 2011 në vlerën 4,916.4 milionë euro 2012.
Ndërkaq, BPV-ja për kokë banori është rritur prej 2668 euro në vitin 2011 në 2,721 euro në vitin 2012.
Norma reale e rritjes së Bruto Produktit Vendor (BPV) në Kosovë ishte 2.5 për qind në vitin 2012 Rritja reale për vitin 2012 u ndikua nga rritja e shpenzimeve te Konsumi Final i Ekonomive Shtëpiake (KFESh) me 1.9 për qind; rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve me 0.8 për qind dhe rënia e importit të mallrave dhe shërbimeve me (-7.2 për qind).
Rritja u neutralizua nga rënia e shpenzimeve të Konsumit Final të Qeverisë (-0.9 për qind) dhe rënia e Formimit Bruto (të përgjithshëm) të Kapitalit me (-10.9 për qind).
Për më