15 Nëntor 2024

BPV-ja shënon rritje reale për 4.0%

Prishtinë, 12 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e tretë 2015, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, bazuar në metodologjinë ESA2010.

Vlerësimet e BPV-së janë kryer sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV-ja në TM3 të vitit 2015 shënon rritje reale për 4.0%, në krahasim me TM3 të vitit

paraprak (2014). Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon:

ndërtimtaria 25.8%, industria nxjerrëse 20.5%, hotelet dhe restorantet me 17.1%. Ndërsa, rënie kishte në të dhënat e administrimit publik (7.3%).

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje veçanërisht në formimin e bruto kapitalit  me 23.4 %, ndërsa ka pasur rënie në shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (6.3 %).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)