BPV-ja britanike është rritur për 0,8 për qind
Londër, 26 nëntor - Bruto Prodhimi Vendor (BPV) i Britanisë së Madhe në tremujorin e tretë të vitit 2010 është rritur për 0,8 për qind në krahasim me tre muajt paraprak, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për statistikë kombëtare.
Kjo shifër u përputh me treguesit dhe parashikimet paraprakisht të publikuara të analistëve, të anketuar nga agjencia Blumberg.
Rritja e BPV-së në krahasim me kuartalin e tretë të vitit 2009 është 2,8 për qind, që po ashtu u përputh me të dhënat preliminare dhe pritjet e ekspertëve.