12 Janar 2025

BpB uli normën e interesit për kredi deri në  50,000 euro

Prishtinë, 30 nëntor - Banka për Biznes njofton të gjitha bizneset dhe personat fizik se duke filluar nga data 1 Dhjetor, 2011 do të bëjë zbritjen e normave të interesit për 5% nga normat standarde të Bankës për kredi.

Kjo ofertë vlen për kreditë e reja për biznese si dhe ato për persona fizik me shumë deri në 50,000 EUR. 

Të drejtë përfitimi nga kjo zbritje e normave të interesit kanë të gjitha bizneset që veprojnë në Kosovë si dhe personat që marrin paga të rregullta.

Banka për Biznes është e vetëdijshme për rëndësinë që kanë këto dy kategorive në zhvillimin ekonomik të vendit dhe është e vendosur që të jap kontributin e vet në këtë drejtim.

Periudha e promovimit të kësaj oferte do të zgjas deri më 31 Mars 2012. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)