BPB bullgare rritet për 0.8 për qind
Sofje, 7 mars - Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2012 Bruto Prodhimi i Brendshëm (BPB) i Bullgarisë ka arritur shumën prej 10 780 milion euro.
Ndërsa BPB për frymë të popullsisë shuma është 1 478 euro. Gjatë 2012-ës Bruto Prodhimi i Brendshëm arrin 39 667 milion euro, kurse shuma për frymë të popullsisë është 5 436 euro.
Kështu Bruto Prodhimi i Brendshëm për vitin 2012 rritet me 0.8 për qind në krahasim me 2011-ën.