Botohet numri më i ri revistës UP News
Prishtinë, 4 janar - Këtë javë ka dalë numri më i ri i revistës së gazetarisë UP News.
Numri i ri sjellë një mori shkrimesh nga fusha të ndryshme, si politika, ekonomia, arsimi, teknologjia etj.
Shkrimet janë shkruar nga profesorë të Universiteti të Prishtinës, të Tiranës, të gazetarëve nga Kosova dhe vende tjera.
Po ashtu në këtë numër kanë shkruar edhe studentë nga Prishtina dhe Tirana. Revista UP News, botohet nga viti i kaluar dhe është një revistë ku shfaqet mendimi i lirë për problemet që janë në Kosovë dhe me gjerë.
Gjithashtu një vend në këtë revistë zë edhe bashkëpunimi ndërakademik rajonal dhe më gjerë.
Kjo revistë sipas drejtuesve të saj është ndryshe nga të tjerat sepse mundësia e shprehjes është më e madhe.