Bosnjë, papunësia mbi 44.1 për qind
Sarajevë, 30 maj - Papunësia e regjistruar në Bosnjë e Hercegovinë ka kaluar shifrën 44 për qind, ka bërë të ditur Agjencia e Punës në këtë vend.
Sipas shifrave të saj, mbi 540,000 njerëz kanë qenë të papunë në fund të muajit prill, që përkthyer në përqindje do të thotë 44.1 për qind.
Numri total i të punësuarve në Bosnjë është 688,000.