Bosnje, FMN zhbllokon 132. 8 milion euro ndihmë
Sarajevë, 17 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN njoftoi se kazhbllokuar 132,8 milionë euro të tjera nga ndihma e tij përBosnje-Hercegovinën.
Këshilli administrativ i Fondit zhbllokoi menjëherë këstin e tretë dhe të katërt të premtuar për këtë vend, bëri të ditur FMN-ja në një komunikatë.
Autoritetet boshnjake i kanë bërë të ditur Fondit se parashikojnë të marrin vetëm 38 milionë euro nga ky fond, gjë që do ta çojë në 379,4 milion euro shumën e përgjithshme të marrë në kredinë që u ka akorduar FMN-ja, shton i njëjti burim.
Fondi i ka akorduar Bosnjes në korrik të vitit 2009 një ndihmë brenda tre vjetëve në formën e një linje kredie që mund të arrijë në jo më tepër se 1,2 miliardë euro për zbutjen e pasojave të krizës ekonomike botërore në vend, që si këmbim është angazhuar të reformojë financat publike.
Zhbllokimi i fondit të FMN-së u njoftua më pak se dy javë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 3 tetorit që nuk sollën asnjë shpresë për një rifillim bashkëpunim mes komuniteteve të ndryshme të vendit.