20 Nëntor 2024

Bosnjë dhe Hercegovinë, numri i të papunëve arrin në 547 mijë

Sarajevë, 14 korrik - Drejtoria për hartimin e programeve ekonomike në Bosnjë dhe Hercegovinë ka njoftuar se numri i të papunëve në këtë vend gjatë këtij viti ka kapur shifrën 547.

300 persona që në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 2%. Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se si rezultat i falimentimit të shumë kompanive në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë vitit të kaluar 10.946 qytetarë të këtij vendi kanë humbur punën e tyre.

Shumica e personave që kanë humbur punën e tyre i përkasin sektori të ndërtimit urban si dhe minierave si dhe industrisë prodhuese.

Sipas raportit ekonomik të revistës “Dnevnik” të Sarajevës, niveli i papunësisë në Bosnjë dhe Hercegovinë konsiderohet të jetë 44.5 % i cili është edhe niveli më i lartë i papunësisë në Evropë.

Mediat boshnjake kanë njoftuar se deri më tani kurrë nuk ka ndodhur që në Bosnjë të ekzistojnë mbi gjysmë milioni të papunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)