Bosnja e Hercegovina e para në Evropë për nga numri i kazinove
Sarajevë, 24 dhjetor - Bosnja e Hercegovina sipas numrit të pikave të bastit dhe kazinove në krahasim me numrin e banorëve, është vend lider në Evropë, shkruan gazeta "Nezavisne novine".
Sipas vlerësimeve, rreth gjysmë milionë qytetarë të Bosnje-Hercegovinës paratë i shpenzojnë në lojëra fati, që, sipas vlerësimeve të ekspertëve, paraqesin një numër alarmant.
Psikologët paralajmërojnë se bixhozi fillon për argëtim, pastaj shndërrohet në interes dhe në fund përfundon në varësi.
"Me fitime të përkohshme të stimuluara, njerëzit rrezikojnë, investojnë dhe humbasin", sqaron psikologu Aleksandar Miliç.