Bosët të shkojnë në burg
Prishtinë, 4 prill - Drejtues të Shoqatës së Transportuesve Rrugorë, pronarë biznesesh dhe ekspertë ekonomie, janë të pakënaqur me veprimet e Qeverisë së Isa Mustafës në 100-ditëshin e parë të qeverisjes së saj, me indiferencën e treguar në luftën ndaj monopolit të bizneseve që janë të kapura me politikën dhe shtetin.
Ata thonë se janë pikërisht monopolet në shumë fusha të ekonomisë që po i detyrojnë bizneset e ndershme të ndërpresin veprimtarinë e tyre e disa sish madje edhe të dislokohen në shtete të tjera.
Njohësit e ekonomisë sugjerojnë që monopolet dhe oligopolet të luftohen vetëm nëse shoqëria kosovare ka fuqi që të ndikojë në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik në nivelet më të larta të politikës, duke e pavarësuar prokurorin dhe gjyqësorin nga kapja e shtetit.
Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për planet strategjinë dhe premtimet që i pati bërë Qeveria e Isa Mustafës se do ti luftojnë monopolet.
/Kosova Sot/