Borxhi publik problem madhor për 33 për qind të francezëve
Paris, 31 tetor - Borxhi dhe deficiti publik janë konsideruar nga 33 për qind e francezëve si problemet më të rëndësishme për vendin, sipas një sondazhi të realizuar nga ''Ifop'', për llogari të së përditshmes rajonale ''Ouest-France''.
Për pyetjen ''cili është problemi që ju duket më i rëndësishëm sot për Francën?'', 33 për qind e personave të pyetur shprehen borxhi dhe deficitet publike, 23 për qind shprehen për pushtetin e blerjes, 23 për qind për punësimin dhe tetë për qind për punësimin e të rinjve.
Gjatë një fjalimi, Presidenti francez, Nicolas Sarkozy theksoi se zona euro kishte shmangur katastrofën gjatë samitit të krizës në Bruksel.
Por, gjithashtu, ai u kërkoi francezëve, të përgatiten për kohëra të vështira që do të vinin pas njoftimit të masave të tjera shtrënguese.
Kriza botërore ekonomike do të ketë si efekt dhe frenimin e rritjes ekonomike franceze.