09 Nëntor 2024

Borxhi publik në Spanjë arriti në 1.107 trilionë euro

Madrid, 18 gusht - Borxhi i përgjithshëm publik në Spanjë gjatë muajit qershor arriti në 1.107 trilionë euro, që është rekord historik në këtë vend.

Banka Qendrore e Spanjës njoftoi se në qershor të këtij viti, borxhi publik në këtë vend është rritur për 18.549 miliardë euro dhe arriti shumën e përgjithshme prej 1.107.000.000.000 euro.

Në këtë mënyrë borxhi publik në Spanjë u rrit në nivel rekord prej 100.9 për qind krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Më herët rekordi i borxhit publik në Spanjë është regjistruar në vitin 1909, kur krahasuar me PBB-në arriti nivelin prej 100.2 për qind.

Nga dhjetori i vitit të kaluar deri në qershor në Spanjë janë mbajtur dy herë zgjedhje parlamentare, ndërsa për shkak të krizës politike ende nuk është formuar Qeveria e re, prandaj në pushtet edhe më tej është kabineti i Partisë Popullore (PP).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)