Borxhi publik i Spanjës do të arrijë në 79,8 për qind
Madrid, 4 prill - Borxhi publik i Spanjës do të arrijë në 79,8 për qind të PBB-së në fund të vitit 2012, njoftoi sot Ministria e Buxhetit.
Borxhi publik do të rritet nga 68,5 për qind e PBB-së në fund të vitit 2011 në 79,8 për qind, një nivel që mbetet më i ulët se shifra 90,4 për qind që është mesatarja e zonës euro, theksoi ministria në një komunikatë, në kuadër të prezantimit në Parlament të buxhetit për vitin 2012.