23 Dhjetor 2024

Borxhi publik i Spanjës arriti në 1.42 trilionë euro

Madrid, 18 gusht - Borxhi publik i Spanjës arriti në 1.42 trilionë euro në qershor, shifra më e lartë e borxhit e regjistruar ndonjëherë.

Në njoftimin nga Banka Qendrore e Spanjës thuhet se borxhi publik është rritur për 2 muaj rresht, ndërsa rritja në qershor në krahasim me një muaj më parë është 1.7 për qind.

Sipas kësaj, borxhi publik prej 1.42 trilionë euro është ekuivalent me 122.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) më lartë nga 119.5 për qind për të cilën kishte parashikuar qeveria në Planin e Stabilitetit.

Më tej në njoftim thuhet se në krahasim më të njëjtën periudhë të vitit 2020 borxhi është rritur për 134 miliardë e 607 milionë euro (10.4 për qind) ndërsa me ndikim e pandemisë janë zvogëluar të ardhurat por kostot janë rritur për financimin e masave mbështetëse të miratuara.

Spanja është një ndër vendet me raport më të lartë të borxhit publik ndaj PBB-së në Bashkimin Evropian pas Greqisë, Italisë, Portugalisë dhe Administratës Greke të Qipros Jugore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)