Borxhi publik i Shqipërisë ndër më të lartët në rajon
Tiranë, 12 janar - Banka Botërore ka deklaruar sot se borxhi publik i Shqipërisë është ndër më të lartët e vendeve të rajonit.
Specialisti i BB-së Ron Hood ka theksuar niveli i borxhit është shqetësues ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë të ketë kujdes për reduktimin e tij.
Sipas BB-së një ndikim të madh në ngadalësimin e rritjes ekonomike në vendin tonë është edhe ulja e remitancave ndërsa shton se kjo rritje për vitin 2012 do të kapë shifrën e 2 përqindëshit.
Gjithashtu BB-ja thekson se do të rrisë ndihmë financiare për vendin tonë për të zbutur efektet e krizës ekonomike.
Sipas BB-së ndihma financiare për këtë vit për vendin tonë do të jetë 40 milionë dollarë duke dhënë edhe një ndihmë për reformat e pensioneve.