20 Nëntor 2024

Borxhi publik i Shqipërisë arrin në 62.4 për qind

Tiranë, 14 korrik - Borxhi publik në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka arritur në 62.4 për qind, duke iu afruar limiteve të parashikuara me ligjin e buxhetit të vitit 2013 prej 62.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

I cilësuar si një nivel alarmant nga institucionet ndërkombëtare, jo në pak raste është kërkuar zbatimi i një rregulli fiskal për uljen e tij.

Banka Botërore edhe dy ditë më parë i bëri thirrje qeverisë që të jetë e kujdesshme, pasi gjithë hapësira fiskale është ezauruar.

Nga ana tjetër, qeveria e re, që pritet të vijë në shtator, do të ballafaqohet me një borxh të lartë publik dhe do të jetë në dorën e saj nëse do të vendosë rritje të mëtejshme të tij apo caktimin e një rregulli fiskal për ulje.

Përveç Bankës Botërore, një institucion tjetër që ka theksuar shpesh uljen e borxhit është edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili do të vendosë edhe një mision të vetin në Shqipëri. (Marrë nga panorama.com.al, 13.07.2013)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)