Borxhi publik i Serbisë arrin 10.94 miliardë euro
Beograd, 4 tetor - Borxhi publik i Serbisë në fund të muajit gusht arrinte 10.94 miliardë euro, që paraqet 36.3 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, bëri të ditur Ministria e Financave.
Në fund të vitit të kaluar borxhi publik arrinte 9.85 miliardë euro, që do të thotë se në tetë muajt e parë të këtij viti është rritur për 1.1 miliardë euro.
Detyrat e përgjithshme të drejtpërdrejta të Serbisë në fund të muajit gusht arrinin 9.28 miliardë euo, me ç'rast borxhi i brendshëm ishte 4.24 miliardë, ndërsa i jashtmi 5.04 miliardë euro.