Borxhi publik i Maqedonisë kaloi mbi 5 miliardë euro
Shkup, 30 mars - Borxhi publik i Maqedonisë zyrtarisht kaloi mbi 5 miliardë euro. Numëruesi i faqes Javendolg.mk vazhdimisht tregon rritjen e borxhit për çdo sekondë, ndërkaq për momentin ajo ka tejkaluar 5.000.817.000 euro.
Të llogaritur sipas Bruto Prodhimit Vendor është 53.21% nga BVP-ja, çdo qytetarë i Maqedonisë ka borxh rreth 2500 euro.
Të dhënat e ueb-faqes janë vlerësime në bazë të të dhënave të fundit zyrtare nga Ministria e Financave dhe Entit Shtetëror për Statistika.