16 Janar 2025

Borxhi publik i Kosovës shkon në 410 milionë euro

Prishtinë, 15 shkurt - Kosova vazhdon të ketë nivel mjaft të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Eurozonës, vetëm rreth 8.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Por tendenca e rritjes së këtij borxhi është e madhe.

Viti 2012 ka shënuar një rritje të madhe të borxhit publik, krahasuar me një vit më parë, apo rreth 60 për qind.

Raportet e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar 156.32 milionë euro janë marrë borxh nga Qeveria e Kosovës.

Prej tyre 73,3 milionë euro është borxh i brendshëm e që është marrë vetëm gjatë këtij viti të kaluar dhe pjesa tjetër borxh i jashtëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)