Borxhi publik i Kosovës arrinë në 1,092 milion euro
Prishtinë, 11 prill - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar ka shqyrtuar Raportin për nivelin e ekzekutimit të projekteve të huamarrjes dhe sfidat në këtë drejtim.
Raporti evidenton të dhënat që Organizatat Buxhetore dhe të gjitha institucionet publike të cilat implementojnë projektet të financuara përmes huamarrjes, i kanë raportuar në Thesarin e Republikës së Kosovës.
Raporti evidenton që me 31 dhjetor 2018, borxhi publik ishte 1,092.7 milion euro, prej të cilave 416.08 milionë euro janë borxh ndërkombëtar dhe 676.62 milionë euro borxh i brendshëm.
Raporti i borxhit me BPV ishte 17.11%, përfshirë edhe garancionet prej 44 milionë euro.