14 Nëntor 2024

Borxhi publik i Kosovë është i ulët dhe i përballueshëm

Prishtinë, 26 qershor - Ministri i Financave,  Avdullah Hoti, ka deklaruar se borxhi publik ka arritur në 804 milion euro, që është 13% e Produktit të Brendshëm Bruto që vlerësohet të jetë 6.03 miliard euro. Kjo vlerë është shumë e ulët krahasuar me vendet në rajon, të cilat kanë borxh prej 40% deri në 76% të BPV-së së tyre.

\"Sot, 87% e borxhit që ka Kosova është në valutën euro, që nuk ka rrezik në rritjen e obligimeve për pagesën e borxhit si rezultat i ndryshimit të kursit të këmbimit të euros me valutat e tjera. Edhe pjesa e mbetur është në valuta të shteteve të fuqishme dhe në valutë SDR, për të cilat kursi i këmbimit karshi euros është i qëndrueshëm:\", ka shkruar ai në facebokk.

Sipas tij 82% e borxhit është me normë fikse të interesit dhe mjaft të ulët. Pjesa tjetër e borxhit ka normë variabile të interesit, por që për shkak të stabilitetit në tregjet financiare nga ku ka huazuar Kosova, rreziku është mjaft i ulët.

\"Qeveria do të vazhdojë të jetë shumë e kujdesshme në rritjen e borxhit për të ruajtur strukturën shumë të volitshme të borxhit publik\", ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)