20 Nëntor 2024

Borxhi publik i Hungarisë arriti në 82,2 për qind

Budapest, 18 maj - Borxhi publik bruto i Hungarisë, i llogaritur në vlerën nominale sipas përkufizimit të Mastrihtit, arriti në 82,2 për qind të PBB-së në fund të muajit mars duke pësuar një rritje në krahasim me 79,2 për qind të PBB-së që u regjistrua në fund të vitit 2012, njoftoi sot Banka Kombëtare e Hungarisë duke u bazuar në të dhënat paraprake.

\'\'Huamarrja neto e rriti borxhin në 491 miliardë forinta ose 1,7 miliard euro dhe me zhvlerësimin e forintës, borxhi u rrit në 468 miliardë forinta në tre muajt e parë\'\', tha banka e sipërcituar.

Kërkesa për financimin neto e qeverisë arriti në 3,6 për qind të PBB-së për periudhën e tremujorit të parë, norma më e lartë e arritur në tre muaj që nga 6,8 përqindshi i regjistruar në tre mujorin e katërt të vitit 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)