15 Nëntor 2024

Borxhi publik arab shënoi rritje në kuotën 143 miliardë dollarë

Riad, 6 prill - Sipas një studimi të agjencisë së vlerësimit “Standard and Poor’s” borxhi i qeverive kryesore arabe është dyfishuar vitin e kaluar duke shënuar nivele të larta në vitin 2016.

“Borxhi i marrë nga 11 shtete arabe, vlerësuar nga agjencia, duke përfshirë monarkitë më të pasura naftëmbajtëse të Gjirit, shënoi rritje në kuotën 143 miliardë dollarë vitin e kaluar, kundrejt 70,6 miliardë dollarë në 2014”, saktëson studimi i agjencisë së vlerësimit “Standard and Poor\'s”​.

Statistikat e 2015-ës përfshijnë një borxh prej 30 miliardë dollarë të marrë nga Iraku, duke iu shtuar për herë të parë listës së agjencisë.

”Gjashtë monarkitë e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (CCG – Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani dhe Katari) morën hua vitin e kaluar 40 miliardë dollarë, ku vetëm mbretëria saudite mori borxh 26 miliardë dollarë, drejtuesja e OPEC-ut”, referuar studimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)