16 Nëntor 2024

Borxhi publik, 622.1 milionë euro

Prishtinë, 7 qershor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se borxhi publik, në mars 2015, ka arritur në 622.1 milionë euro nga 582.9 milionë euro sa ishte në fund të vitit 2014, ndërsa si përqindje e PBB-së ka arritur në 10.7 përqind nga 10.6 përqind sa ishte në vitin paraprak.

\"Kjo rritje prej 6.7 përqind e borxhit publik, i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm ndërkohë që borxhi i jashtëm ka mbetur pothuajse i pandryshuar\", është thënë në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)